Shokuese: Kthehet pas 21 viteve për t’i thënë të birit se nuk është penduar që e ka braktisur (Video)

Një baba ka treguar sa zemër ftohtë është duke e refuzuar në emision live të birin e tij.

Lifestyle

21/12/2016 19:44

”Kjo do të thotë gjithçka për mua”, ishin fjalët e djaloshit para se të takohej me babain e tij të vërtetë.

Ndërkaq, me ardhjen e tij në skenë, djali e pyeti se ku kishte qenë gjithë këto vite, thuhet në emisionin ”The Jeremy Kyle Show”, transmeton lajmi.net

Arsyetimi i babait ishte se atëherë kishte qenë vetëm 18 vjeç, ndonëse që nga ajo kohë kishin kaluar 21 vite dhe nuk ishte interesuar më asnjëherë për të birin.

Ai vazhdonte duke thënë se të gjithë në jetë vuajnë, e kupton vuajtjen e djalit, mirëpo nuk pendohet pse nuk është kthyer, pse e ka lënë pa baba.

Ndërkaq, djali ishte mashtruar edhe nga e ëma, e cila i kishte thënë se dikush tjetër ishte babai i tij. Por më vonë, pasi ai e kishte kuptuar të vërtetën, babai i rrejshëm shkonte e vinte, duke mos e lënë djalin të qetë.

Audienca është shokuar nga deklarimi i babait zemër ftohtë. Shikojeni videon për të parë vuajtjet e djalit, i cili nuk kishte fuqi as të fliste me tone të duhura nga lëndimi që po merrte./Lajmi.net/

YouTube player