Shokuese, kafshët në Francë keqtrajtohen me goditje elektrike (Foto/Video)

Në një thertore në jug të Francës, u filmuan disa punëtorë duke i lënduar kafshët për pikë të qejfit.

Bota

24/02/2016 13:15

Kafshët shihen duke rrjedhur gjak dhe duke tentuar të largohen nga goditjet, përderisa shihen edhe punëtorët e vrazhdë pa fije dhembshurie duke i goditur ato, transmeton lajmi.net.

Videoja brenda në thertore, u xhirua nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve të cilët hynë fshehurazi në thertore. Disa skena tregojnë se si kafshët janë prerë në fyt dhe ende janë të gjalla.

Laurent Kaufman, menaxheri i thertorës, tha: “Unë edhe vetë jam i tronditur. Këto janë akte të papranueshme.”

“Unë kurrë nuk i kam parë këto skena sepse nuk jam gjatë gjithë kohës këtu, jam jashtë vendit. Megjithatë jam shumë i zhgënjyer”. /lajmi.net