Shokuese: Ja si i shpëtoi Rakitic sulmit terrorist

Ivan Rakitic i ka shpëtuar në mënyrë të jashtëzakonshme sulmit terrorist në Barcelonë.

Sport

24/09/2017 10:39

Mesfushori i Barcelonës ka treguar se si gruaja e tij e ka shpëtuar nga sulmi terrorist, përcjellë “Lajmi.net”.

“Gjatë kohës që u krye sulmi terrorist në Barcelonë unë isha shumë afër tyre”, tha fillimisht.

“Isha në qytet me familjen tim dhe ishim përgatitur për të shkuar në vendin ku u krye sulmi. Unë doja të shkoja atje, por gruaja ime tha se ishte ditë e mirë dhe t’i lenim fëmijët të luanin në park jashtë shtëpisë tonë. Falënderoj Zotin që e dëgjova”.

“Ne ishim tre ose katër minuta larg. Sapo ndodhi sulmi, shumë shokë dhe familjarë me telefonuan dhe më pyetën se ku isha”, shtoi Rakitic.