Shokuese: Djali e gjuan studenten nga kulmi i shtëpisë gjatë një feste (Video)

Ky është një moment shokues, kur një studente është gjuajtur nga kulmi i një shtëpie, gjatë festimit të një ahengu.

Fun

04/09/2015 15:19

Të gjithë pjesëmarrësit e ahengut, panë horrorin para syve të tyre, kur Sophia Czarowicz, u gjuajt nga kulmi, shkruan TheSun.

Djali i akuzuar për kryerjen e kësaj vepre, 20 vjeçari, Alexander Maruquez, u vetëdeklarua jo fajtor për këtë akuzë, transmeton lajmi.net.

Sophia, 20 vjeçare, ishte në një aheng me shoqet e saj në kampus në Universitetin Shtetëror të Bridgewater në fillim të kësaj jave, kur edhe ndodhi incidenti.

Pjesëmarrësit në aheng i kërkuan asaj që të kërcejë para se Alexander ta gjuaj atë nga aty.

Fatmirësisht vajza u kap nga personat që gjendeshin poshtë shtëpisë dhe pati vetëm lëndime të lehta.

Pretendimi i avokatit të djalit ishte se ndodhi një moment që rrëshqiti nga duart pasi, sipas tij, ai nuk kishte qëllim keqdashës./lajmi.net.

vajza

alexander

YouTube player