Shokuese! Bëhet baba në moshën 13-vjeçare (Foto)

Ky mund të jetë lajmi më shokues që e keni dëgjuar kohët e fundit, por është i vërtetë. Një djalë është bërë baba në moshën 13-vjeçare, i cili ka bërë që shumë media botërore të ‘bombardojnë’ me lajme për të.

Fun

19/09/2015 10:20

Zakonisht kjo moshë është koha kur fëmijët luajnë video-lojëra dhe vozisin biçikleta, por për këtë djalosh të quajtur Alfe, jeta e tij është shumë më ndryshe se e bashkëmoshatarëve të tij.

Ai është 13 vjeç dhe tashmë është bërë baba. Ky 13-vjeçar, i quajtur Alfe Patten është babai i kësaj foshnje në fotografi, transmeton Lajmi.net.

Nëna e foshnjës, Chantelle Steadman është vetëm 15-vjeçe. Të gjithë janë shokuar nga ky incident për shkak të faktit që fëmijët janë duke u përfshirë shumë në aktivitete seksuale. A mund të rritet një fëmijë nga një fëmijë? Po ose jo, këta dy të rinj tani janë prindër.

dad-at-13-3 dad-at-13-4