Shokuese: Adoleshentja rrah dhe ia largon shaminë nxënëses me shami

Një video shokuese është realizuar në Britani të Madhe.

Bota

20/10/2018 15:23

Në Oldham, Manchester, është kapur një video ku një nxënëse me shami sulmohet nga një nxënëse tjetër.

Ajo shihej e pambrojtur teksa i largohet shamia para se të sulmohet me goditje të shumta.

Pas një periudhe, më në fund shihen disa persona që arrijnë të ndalojnë sulmin dhe i ndajnë të dyjat.

Me anë të një reagimi, shkolla ka njoftuar se sipas informatave që ka nuk bëhet fjalë për një “sulm racist”, por për një keqkuptim mes dy vajzave.

Ngjarja po hetohet nga shkolla dhe ajo është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja familjet.

Ndiqeni videon për ta parë rastin.