Shokon hoxha: Mëkat i madh për një grua që të refuzojë marrëdhënien seksuale me burrin e saj

Një hoxhë nga Australia ka ngjallë reagime të mëdha pas deklaratave që janë konsideruar shokuese.

Fun

12/09/2018 14:48

Hoxha Nassim Abdi, gjatë një ligjerate ka thënë se gruaja “mallkohet” nga engjujt nëse nuk kryen marrëdhënie me burrin.

“Nëse burri i kërkon gruas marrëdhënie dhe ajo nuk ka arsye legjitime për t’i thënë jo, atëherë ajo duhet të kryejë marrëdhënie”, thotë hoxha.

“Ajo duhet t’i bindet burrit dhe nëse nuk e bën një gjë të tillë ajo ka bërë një mëkat të madh”, shtoi hoxha.

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime të mëdha në Australi.