Shokon doktori: “Njerëzit nuk vdesin nga kanceri, por nga kimioterapia”

"Njerëzit të cilët nuk i nënshtrohen kimioterapisë jetojnë mesatarisht 12 vite e gjysmë më shumë se pacientët që i nënshtrohen këtij trajtimi", ka thënë Dr,Jones.

Lifestyle

15/09/2016 05:05

Sipas statistikave të fundit rreth 1 në 2 burra dhe 1 në 3 gra do të përballen me kancerin në jetën e tyre dhe ky është me të vërtetë një lajm i keq kur dihet se metodat moderne të “trajtimit”, janë shpesh joefektive dhe i bëjnë simptomat e sëmundjes edhe më të vrazhda, transmeton lajmi.net

Në fakt, sipas një mjeku në Berkeley, kimioterapia nuk funksionon në 97 për qind të rasteve.

Dr. Hardin B. Jones një ish-profesor i fizikës mjeksore dhe fiziologjisë ka treguar se trajtimi bazë për kancerin që është kimioterapia nuk funksionon.

Ai ka studiuar për 25 vite jetëgjatësinë e pacientëve të sëmurë me kancer dhe ka ardhur në përfundim se kimioterapia bën më shumë dëm sesa dobi.

“Njerëzit të cilët pranojnë trajtimin me kimioterapi vdesin brenda 3 viteve e disa të tjerë edhe pas disa javësh”, është shprehur ai.

Sipas mjekut, e gjithë kjo është një lojë për përfitime financiare që janë mjaft të mëdha.

“Pacientët të cilët nuk ndjekin kimioterapi jetojnë 4 herë më gjatë sesa ata që pranojnë trajtim të tillë dhe ky është një mit që është krijuar kryesisht për qëllime të përfitimeve dhe asgjë më tepër”, ka thënë doktori.

Sipas doktorit duhet të praktikohen metoda më natyrale të trajtimit të kancerit dhe jo kimioterapi.

Reagimi i Dr.Jones ende nuk është komentuar nga ndonjë mjek tjetër apo ndonjë ekspert i mjeksisë andaj nuk duhet të merret shumë për bazë derisa të tjera reagime apo studime të dalin në shesh./lajmi.net