Shokohet Roma, ja çfarë i ka ndodhur mesfushorit të skuadrës

Në kohën kur po zhvillohet merkatoja e dimrit, skuadra e Romës ka pranuar një lajm shumë të keq.

Sport

10/01/2019 20:03

Nga stafi mjekësor i skuadrës është bërë e ditur se Steven N’Zonzi nuk do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës së tij në ndeshjet e ardhshme.

Ai do të mungojë në ndeshjen kundër Virtus Entella të cilën Roma e luan në fazën e 1/16, në kuadër të “Coppa Italia.

“Sky Sport Italia” shkruan se arsyeja e mungesës është sepse lojtari ka thyer gishtin e këmbës, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu pritet të mungojë edhe në ndeshjen e 19 janarit që Roma e luan kundër Torinos.  /Lajmi.net/