Shokohet Reali, lëndohen dy yjet e skuadrës (FOTO)

Probleme tjera me lëndime për Real Madridin.

Sport

29/12/2016 18:17

Skuadrës së Zinedine Zidane iu janë lënduar edhe dy futbollistë tjerë, që do të mungojnë për gati një muaj.

Bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Vazquez dhe mesfushorin Mateo Kovacic, përcjellë “lajmi.net”.

Sipas “Marcas”, për shkak të problemeve që kanë zanafillën nga Kupa e Botës për klube, Vazquez do të mungojë deri në katër javë, ndërsa Kovacic tri javë.

Që të dy futbollistët s’po ushtrojnë me skuadrën, derisa tani kanë nisur fazën rehabilituese. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.