“Shokohet” Neymar, kjo ishte një goditje vërtetë e rëndë

Roberto Moreno, drejtori ekzekutiv i DIS, kompanisë që e ka paraqitur një ankesë kundër Neymarit për mashtrim dhe korrupsion.

Sport

06/05/2016 16:21

Ai ka qenë sot në Gjykatën e Lartë të Madridit, derisa lajmin e ka konfirmuar për gazetën madriliene “Marca”. “E kemi paraqitur një ankesë ndaj Neymar sepse ne ndjehemi të tradhtuar dhe të mashtruar.

Neymar nuk është një shembull për fëmijët tanë. Ai është një njeri që hetohet për mashtrim, evazion fiskal dhe korrupsion”, deklaroi Moreno, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo kompani i ka pasur një pjesë të të drejtave të brazilianit, gjë e cila sipas përfaqësueseve të Neymar është zgjidhur me kohë.