Shokohet Inter, Icardi po transferohet te gjiganti evropian

Inter mund të marrë një lajm të keq në janar.

Merkato

16/12/2018 18:20

Mauro Icardi mund ta kërkojë largimin në janar nga Inter.

Skuadra italiane u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa bisedimet për kontratën e re po vazhdojnë, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea janë duke tentuar ta transferojnë Mauro Icardin qysh në janar.

Sulmuesi argjentinas me gjasë do ta refuzoj largimin e nerazurëve në këtë afat që po vije, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për verën e ardhshme. /Lajmi.net/