Shokohet Bayerni, Vidal “konfirmon” skuadrën e re në Instagram (FOTO)

Arturo Vidal ka konfirmuar spekulimet që e dërgojnë atë te Chelsea.

Sport

02/01/2017 11:37

Mesfushori i Bayernit të Munichut ka bërë një pëlqim në Instagram, duke ndezur edhe më shumë zërat e ri-bashkimit me Antonio Conten.

Ai ka pëlqyer një postim i cili paralajmëronte në njëfarë mënyre kalimin e tij në “Stamford Bridge”, përcjellë “lajmi.net”.

“The Sun” ka shkruar që operacioni është shumë i mundshëm, pasi që kiliani e mirëpret aventurën në futbollin anglez.

Sipas informacioneve të mediave tjera britanike, është trajneri Conte që ia ka kërkuar pronarit Roman Abramovich transferimin e Vidal, duke e parë atë si të domosdoshëm për mesfushën londineze. /Lajmi.net/

vidal

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.