Shokohet Argjentina, mbetet jashtë botërorit ‘Rusia 2018’

FIFA sot ka njoftuar se ka dënuar Bolivinë me humbjen e dy ndeshjeve me rezultat zyrtar, pasi në këto ndeshje ka angazhuar një lojtar që nuk kishte drejtë të luante.

Sport

01/11/2016 20:04

Ndeshjen që Bolivia ka humbur me rezultat zyrtar 3:0, janë barazimi 0:0 me Kilin dhe fitorja 2:0 me Perunë.

Pas këtij vendimi të FIFA-s, Kili ka fituar dy pikë dhe renditet në vendin e pestë me 16 pikë në zonën e Amerikës së Jugut, duke lënë pas Argjentinën me pikë të njëjta.

Vendi i pestë është shansi i fundit për të zënë një vend për Botërorin e Rusisë, dhe atë duhet ta kërkojë përmes një ndeshje play-off me zonën e Oqeanisë, përcjell lajmi.net.

Deri në fund të kualifikimeve kanë mbetur edhe pesë ndeshje, dhe Argjentinën tani e pret punë shumë e vështirë për të siguruar një vend në ‘Rusia 2018’.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.