Shokët e Interit

Interi nuk është i vetmuar. Nerazzurrët nuk kanë asnjë penallti në favor të tyre deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A. Statistikë e jashtëzakonshme, nuk ka dyshim. Por, ata nuk janë të vetmit që nuk kanë ekzekutuar asnjë penallti në ligë, gjatë këtij edicioni. Njësoj me Interin janë edhe Osasuna, Cardiff dhe Ajaccio.…

Sport

27/03/2014 17:40

Interi nuk është i vetmuar. Nerazzurrët nuk kanë asnjë penallti në favor të tyre deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A.

Statistikë e jashtëzakonshme, nuk ka dyshim.

Por, ata nuk janë të vetmit që nuk kanë ekzekutuar asnjë penallti në ligë, gjatë këtij edicioni. Njësoj me Interin janë edhe Osasuna, Cardiff dhe Ajaccio. Nga krejt kjo, skuadra e Walter Mazzarrit mund të ngushëllohet nga fakti se e ka pozicionin më të mirë në tabelë, (5).

Osasuna zë pozitën e 17-të në La Ligë, Cardiff është i parafundit në Premierligë, kurse Ajaccio është e fundosur në Ligue 1.

Shoqëri Interit, Osasunës, Cardiffit dhe Ajaccios në kuotën e zero penalltive ishte edhe Real Sociedad. Mirëpo, në xhiron e fundit të La Ligës, spanjollët ekzekutuan një penallti nw duel me Almerian.