Shoferja shikonte film në telefon, derisa voziste nëpër autostradë (Video)

Adric Marsh nga Wales i Britanisë së Madhe, e ka filmuar një grua teksa voziste nëpër autostradë dhe shikonte film në telefon.

Auto & Tek

08/02/2017 02:01

Derisa e drejtonte makinën Suzuki, shoferja përcillte edhe atë që shfaqej në pajisjen e zgjuar që ishte kapur për pjesën e sipërme të xhamit të përparmë, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo ka lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme, derisa kishte shumë trafik dhe ndodhej afër një tuneli.

“Në veturë nuk ishte askush tjetër, andaj filmi po shfaqej vetëm për të. Në këtë mënyrë ajo rrezikonte vetën dhe të gjithë që ndodheshin parë saj”, ka thënë Marsh.

Filmimi që mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë në përpjekje që të ndalohet shoferja e pandërgjegjshme, që voziste në mënyrë të rrezikshme.

YouTube player