Shoferja ia rrezikon jetën çiklistit (Video)

Graham Simmons po ngiste biçikletën në Hampshire të Anglisë, kur një shofere nisi të voziste shumë pranë tij dhe i la vetëm një hapësirë të vogël.

Auto & Tek

01/02/2018 17:26

Madje, në disa raste, Ford Fiesta ishte aq pranë çiklistit, sa mund ta rrëzonte duke i rrezikuar jetën, transmeton Telegrafi.

“Ju jeni shumë e rrezikshme. Munde të më lëndosh”, ka thënë mes tjerash Simmons, teksa përpiqej të largohej.

Ende nuk dihet nëse ajo i ka bërë këto manovra me qëllim, apo ishte thjeshtë mungesë përvoje.

YouTube player