Shoferin e autobusit e zë gjumi, pasagjerët fluturojnë në ajër

Shoferi i një autobusi në Moskë ka humbur kontrollin e mjetit, pasi e ka zënë gjumi, duke e përplasur autobusin me një shtyllë ndriçimi.

Bota

11/11/2015 09:01

Shtatë pasagjerë u lënduan, ndërsa një grua pësoi frakturë në boshtin kurrizor. Momenti i përplasjes është fiksuar nga kamerat brenda autobusit.

Ky aksident iu shtua listës së 3500 aksidenteve, në të cilat janë përfshirë autobusë, vetëm gjatë këtij viti.

YouTube player