Shoferi që bën sikur ka Mercedes Benz

Një blerës në një qendër tregtare kishte vënë re se një Mercedes kishte parkuar te zona e përcaktuar për njerëzit me nevoja të veçanta. Por veç kësaj, Mercedesi se ç’kishte diçka që nuk e bindte.

Fun

29/01/2019 11:29

Kur u afrua, vuri re që ishte në fakt një Renault Megane kabrioletë e vitit 2008, dhe i zoti e kishte maskuar si Mercedes duke i vënë një skarë Benzi , logon e Mercedesit e madje edhe te fenerët kishte ngjitur diçka që dukeshin si drita LED.

Fotot u përhapën në internet, duke shkaktuar shumë të qeshura, transmeton top channel.

Renault Megane kabrioletë e vitit 2008 shkon rreth 1500 sterlina në Britani, ku ndodhi ngjarja, ndërsa Mercedesët si modeli që u përpoq të hiqet ky “Frankestein” i makinave shkon rreth 15.000 sterlina.