Shoferi i pafat tek “Kodra e Diellit”, zgjohet në mëngjes dhe tmerrohet si e gjen makinën (FOTO)

I gjithë vendi është mbërthyer nga ngricat dhe i ftohti, temperatura të ulëta dhe izolim në shumë familje ku dëbora ka zbardhur gjithçka.

Fun

11/01/2017 12:17

Por, nuk mungojnë as çudirat në këto ditë të pazakonta.

Një qytetar në Tiranë është ngritur në mëngjes dhe është hasur me një surprizë jo shumë të këndshme tek “Kodra e Diellit”. Një depozitë nga sipër kishte rrjedhur dhe i gjithë uji ka rënë mbi automjetet, por njëri prej tyre ka më shumë probleme.

Ndoshta shoferi duhet të presë për orë të tëra që automjeti i tij të jetë gati për tu përdorur, pasi duke parë këto foto, vështirë do e ketë.

Natyrës nuk kemi se çfarë t’i bëjmë, por njerëzit mund të tregohen më të kujdesshëm për të shmangur të tilla situata.