Shoferi joserioz i Ferrarit 458, duhet të largohet nga pista e garave (Video)

Pista e garave në Nurburgring të Gjermanisë, është një vend ku shoferët tregojnë shpejtësinë dhe luksin që kanë veturat e tyre.

Auto & Tek

02/09/2017 18:05

Por, ky shteg nuk është për provokim apo lojëra me makina, transmeton Telegrafi.

Janë pikërisht këto veprime që i ka bërë shoferi i një Ferrari 458 Spider, derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Megjithëse e ka konsideruar si lojë prekjen e një veture tjetër gjatë lëvizjes, ka kërkesa që atij t’i ndalohet pjesëmarrja në këtë pistë garash.