Shoferi i autobusit tregohet i shkathët, arrin të kalojë përmes rrugës së ngushtë në Kroaci

Një autobus plot me turistë çekë është bllokuar sot në Fosha të Kroacisë, duke tentuar të kalojë përmes një rruge të ngushtë, shkruajnë mediat kroate.

Fun

15/01/2018 19:01

Por është interesant se si shoferi tregohet i durueshëm, dhe pas disa sekondave arrin të kalojë pa e dëmtuar autobusin, transmeton Telegrafi.Turistët ishin shumë të lumtur që autobusi i tyre arriti të kalojë dhe të kyçet në rrugën kryesore, pasi shpresonin që vizitojnë edhe shumë vende tjera, për të cilat edhe kishin shkuar.

Videoja është publikuar në internet dhe po bën xhiron e botës, për faktin se si në një rrugë kaq të ngushtë arrin të depërtojë autobusi gjigant me ngjyrë të bardhë.

YouTube player