Shoferi i autobusit ngacmon seksualisht të miturën

Në Policinë e Kosovës është raportuar një rast për ngacmim seksual.

Lajme

12/02/2019 10:49

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Banjë të Zveçanit gjatë ditës së djeshme është raportuar për një ngacmim seksual, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, një femër ka raportuar rreth orës 15:50 se shoferi i autobusit i komunitetit serb ka ngacmuar seksualisht të miturën e cila po ashtu është e komunitetit serb.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/