Shoferi britanik “nxehet” si të jetë nga Kosova (Video)

Ngasësit e konfliktuozë të veturave në Kosovë, tashmë mund të gjejnë ngushëllim, pasi që kanë “sozitë” e tyre edhe në botën e zhvilluar.

Fun

01/08/2015 11:03

Fenomeni i përleshjeve në mes të pjesëmarrësve në trafik, duke se ndodhë edhe në shtete më të civilizuara të botës.

Një përleshje fjalësh e ofendimesh është zhvilluar në mes të një shoferi të veturës dhe një biçiklisti diku në Britani të Madhe.

E gjitha filloi kur biçiklisti i tha shoferit që të kishte më shumë kujdes se si po voziste.

Shoferi i tërbuar fillon të ofendoj biçklistin “Ti je vetëm një biçikletë e vogël që dëshiron të jetë në mes të rrugës”, transmeton lajmi.net.

E nga ana tjetër, biçklisti po e regjistronte gjithë ngjarjen në kamera, dhe kur vozitësi i veturës e kuptoi këtë ai doli nga vetura të cilën e parkoi diku dhe filloi të vrapojë pas kamerës, me qëllim që ta marr atë.

Por ai përfundoi duke u rrëzuar në tokë, pasi humbi balancin teksa vraponte, shkruan Dailymirror, transmeton lajmi.net.

YouTube player