Shoferët trafikantë, kokainë në autobusin e linjës Athinë-Tiranë

Pasditen e sotme është sekuestruar një kilogram kokainë e pastër, në doganën shqiptaro-greke të Kakavijës.

Lajme

22/04/2018 17:37

Lënda narkotike u gjet në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke.

Autoritetet policore njoftuan se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit.

Policia raporton se autobusi i përket një kompanie greke transporti, që drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, T.I./tch