Shoferët e Shqipërisë “kauboj” në Prizren

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës i ka regjistruar dy shoferë nga Shqipëria si shkelës të ligjit. Njëri u ofroj mito policëve, e tjetri goditi një këmbësor.

Lajme

31/08/2017 09:47

Policia ka njoftuar se në Prizren, i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik  iu ka ofruar 20 euro zyrtarëve policorë  për të mos i shqiptuar gjobën. Monedha është konfiskuar dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i konfiskohet dokumenti i identifikues dhe udhëzohet që të paraqitet para gjykatës me 04.09.2017.

Rasti është proceduar për dhënie të ryshfetit, transmeton lajmi.net.

Po në Prizren në Rrugën “De Rada”,  raportohet se i dyshuari shtetas i Shqipërisë përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa te Shqipërisë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Nuk raportohet për te arrestuar./Lajmi.net/