Shndërrimi i pabesueshëm i veturës (FOTO)

Mekaniku JF Launier ka shndërruar një rrangallë në një makinë një milion dollarëshe.

Auto & Tek

30/07/2015 10:41

Me strukturë të shkatërruar dhe pa dyer, panele dritaresh e ulëse, është e vështirë ta imagjinosh se dikush do të mund ta shihte këtë Buick si makinën e ëndrrave.

Por, pas 22,000 orëve punë dhe 300,000 dollarëve të investuar, mekaniku JF Launier e ka kthyer atë në një super-makinë, transmeton Klan Kosova.

Launier-it, nga British Colombia në Kanada iu desh që të hyjë në borxhe për të kompletuar punën, por thotë se ai vlejti, sepse me këtë makinë ai fitoi çmimin për makinën më mirë të modifikuar në Amerikë.

Ai pranoi çmimin Ridler për modifikimin më kreativ dhe inovativ në Detroit Autorama, duke fituar kështu 10,000 dollarë dhe lavdinë e të qenit i pari.

c1c3 c5 c7 c8c41