Shmangni këto 9 gabime me lavatriçen nëse nuk doni t’ju prishet

Ka disa veprime që fatkeqësisht ju amvisa i bëni gabim, kur bëhet fjalë për lavatriçen dhe larjen e rrobave! Revista Shije ka listuar disa prej tyre, ndaj i kushtoni vëmendjen e duhur:

Lifestyle

23/03/2018 12:57

 

1. Temperatura e lartë e ujit

Rrobat e mbajnë më mirë formën dhe ngjyrën e tyre nëse i lani ato në temperatura më të ulëta. Përveç kësaj, uji i ftohtë mund të largojë papastërtitë ashtu si dhe uji i nxehtë, nëse keni një lavatriçe të mirë dhe detergjentët e duhur. Gjërat si peshqirët apo të brendshmet, mund të lahen në 190 ° C për dezinfektim.

2. Mbingarkesa e lavatriçes me shumë rroba

Nuk duhet ta bëni një gjë të tillë! Të vendosni më shumë rroba sesa mban hapësira e lavatriçes, kjo do të çojë në prishjen e saj!

3. Shumë detergjent ose zbutës

Një tepricë e detergjentit mund të bllokojë enën e detergjentit dhe të shkaktojë një erë të pakëndshme, dhe shumë zbutës i bën rrobat më pak të lehtë për t’u shpëlarë. Lexoni me kujdes dozimet e treguara në paketim, dhe mos harroni të përdorni filxhanin matës.

4. Përdorimi i zbutësit për të gjitha llojet e rrobave

Zbutësi i rrobave nuk përdoret për çdo material! Bëni kujdes dhe mos e teproni nëse nuk doni të prishni rrobat tuaja!

5. Larja e të brendshmeve

Është më mirë t’i lani ato me dorë nëse kanë material delikat dhe nëse nuk doni tu prishet forma apo të marrin ngjyrën e rrobave të ërrëta. Shumë prej jush bëjnë të kundërtën!

Trikot e najlonit mund të lahen në lavatriçe nëse respektohen disa rregulla të thjeshta, të tilla si:

Përdorni një detergjent të veçantë për larje delikate.

Lani në 90 ° C dhe me shpejtësi të ulët.

Vendosni triko në një qese të veçantë larjeje.

Kthejeni triko në anën e kundërt.

6. Përdorni zbardhues

Zbardhuesi i rrobave është një agjent mjaft agresiv që dobëson fibrat, kështu që nuk duhet të përdoret me çdo material. Rrobat me material elastik, rrobat sintetike dhe me ngjyrë nuk duhen larë me zbardhues:

  • I lani ato vetëm në ujë të ftohtë.
  • Mos përdorni zbutës të rrobave.
  • Mos i thani në një tharëse automatike.
  • Mos i hekurosni ato.

7. Larja e xhinseve shumë shpesh

Prodhuesit e xhinseve kanë një mendim në lidhje me këtë çështje: ata këshillojnë heqjen dorë nga larja shpesh e tyre, në mënyrë që të ruajnë ngjyrën për shumë kohë.

8. Tharja e gabuar

Tharja jo e saktë ndikon në rrobat e tua aq negativisht sa larja e pasaktë. Këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të shmangni gabimet:

Mos përdorni tharjen automatike shumë shpesh: i bën rrobat tuaja të konsumohen dhe të humbasin ngjyrën më shpejt. Mos e përdorni atë për të tharë pëlhura të holla dhe delikate.

Veshjet e thurura dhe me material leshi humbasin formën e tyre nëse i thani me shumë nxehtësi .

9. Kujdesi i keq i makinës së larjes

Papastërtitë, mbetjet nga detergjentët dhe çdo gjë që grumbullohet brenda një makine larëse me kalimin e kohës, do të prishin rrobat tuaja, do të shkaktojnë erëra të këqija dhe njolla. Për ta parandaluar këtë, ndiqni disa rregulla të thjeshta të mirëmbajtjes:

Ajrosni lavatriçen pas çdo larjeje.

Hiqni detergjentin ose papastërtitë e mbetura nga copëzat e gomës në derë, pas çdo larjeje.

Të paktën një herë në muaj, dezinfektoni me detergjent dhe uthull lavatriçen për ta pasur në gjendje sa më të mirë.