Shmangini këto ushqime nëse vuani nga tiroidet

Kujdesi mjekësor i duhur dhe në kohë i tiroideve është çelësi i një trajtimi të suksesshëm.

Lifestyle

25/01/2016 20:45

Ashtu siç dieta luan rol të rëndësishëm në funksionimin e gjëndrave të tiroideve, është jetike edhe shmangia e ushqimeve të caktuara nëse vuani nga kjo sëmundje. Këto janë ushqimet që nuk u bëjnë mirë tiroideve, shkruan “Gazeta Shëndeti”:

Sheqeri – Karbohidratet, sidomos sheqeri, janë të dëmshme sepse çrregullojnë nivelet e sheqerit në gjak. Kjo duhet të shmanget nëse vuani nga sëmundja auto-imune e tiroideve. Po ashtu, ushqimet me sheqer ndikojnë në funksionimin e pankreasit, gjë që çon në rezistencën e insulinës. Si pasojë dëmtohen tiroidet dhe gjithashtu ulet niveli i hormoneve të tiroideve.

Kafeja – Njerëzit që vuajnë nga tiroidet duhet të kenë kujdes me konsumin e kafesë. Nëse konsumoni kafe në sasi të moderuar, atëherë nuk i dëmtoni tiroidet. Por, nëse konsumimi është tepër i lartë, kafeja rrezikon funksionimin e gjëndrave të veshkave. Konsumimi i kafesë stimulon sekretimin e hormoneve të epinefrinesë dhe norepinefrinesë nga gjëndrat e veshkave. Kjo çon në probleme të ndryshme me tiroidet dhe veshkat.

Ushqimet e skuqura – Ushqimet e skuqura duhet të shmangen nëse po mjekoheni për tiroide. Këto ushqime ndërhyjnë në efektin e mjekimeve dhe ndikojnë negativisht në sekrecionin e hormoneve të tiroideve në trup.

Glutina – Ushqimet me glutinë janë një kërcënim i madh i tiroideve për shkak të gliadinës, një proteinë që trupi i njeriut e trajton si trup të huaj. Gjëndrat e tiroideve prodhojnë transglutaminaza, enzima që janë të ngjashme me gliadinën, kështu që konsumimi i glutinës bën që sistemi imunitar t’i sulmojë të dyja, gliadinën dhe transglutaminazën.

Soja – Konsumimi i sojës lejohet në sasi të moderuar, sepse ndërhyn në përthithjen e hormoneve sintetike në trup. Rekomandohet që pasi të keni marrë mjekimet për tiroidet, duhet të prisni të paktën katër orë përpara se të konsumoni sojë. Kështu i jepet mjaftueshëm kohë trupit për të përpunuar substancat më vete.