Shkurte Gashi ka ndihmuar gjyshin të shkojë në Haxh (Foto)

Shkuarja në Mekë, në ditët e caktuara, për ta vizituar Qabenë, që ndryshe quhet Shtëpia e Zotit, quhet Haxh.

ShowBiz

21/09/2017 13:00

Haxhi është njëra ndër pesë shtyllat e fesë Islame dhe është obligim për çdo mysliman që ka mundësi ta bëjë.

Haxhi është i obliguar për myslimanin që është në moshën e pjekurisë dhe të ketë mundësitë financiare për ta bërë udhëtimin e haxhit si dhe për t’u kujdesur edhe për shtëpinë gjatë atyre ditëve.

E shkuarjen në Haxh gjyshit të saj ia ka mundësuar këngëtarja e njohur Shkurtë Gashi, transmeton Gazeta Express.Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa fotografive që ka postuar në rrjetet sociale.

Shkurta shihet së bashku me gjyshin e  saj ku i uron haxhillëkun dhe duke u shprehur tejet e lumtur që Zoti ia dha mundësinë ta ndihmojë gjyshin të shkojë në Haxh.

“Është nder për mua që ma dha Zoti mundësinë të të ndihmojë të shkosh në Haxh Babgjyshi im Haxhi Isuf, falenderojë të madhërishmin që të dha jetë ta gëzosh këtë ditë në moshën 93 vjecarë! Krenar me ty! Urime Haxhillaku Babgjyshi im!”, kishte shkruar ajo.

Pas kthimit nga haxhi, Shkurta ka pritur gjyshin e saj edhe me një tortë..Ndryshe kujtojmë se Shkurta është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në dasma e agengje të ndryshme familjare.