Shkurte Gashi e nis ditën buzë detit

Është një ndër emrat më të kërkuar të muzikës.

ShowBiz

25/03/2018 08:40

Këngëtarja Shkurte Gashi është shumë aktive me koncerte brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm këngëtarja e nisi më ndryshe prej herave të tjera, ajo u ndal për të realizuar disa fotografi në kuadër të një udhëtimi për koncerte.

Edhe pse janë ende orët e para të mëngjesit, Shkurta dukej shumë e freskët dhe po shijonte qëndrimin në atë vend.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Shkurte Gashi është “Si dikur”, këngë kjo në duet me Flori Mumajesin. /Lajmi.net/