Shkurte Fejza u këndon shesheve të Prishtinës (VIDEO)

Kënga më e re e cila mban emrin “Sheshi” rikthen këngëtaren në skenë.

ShowBiz

29/11/2015 14:31

Këngëtarja nga Mushtishti e njohur për muzikën popullore, Shkurte Fejza ka publikuar këngën e saj më të re.

Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka realizuar Naim Gjoshi ndërsa aranzhimin e ka bërë Xhevdet Gashi, transmeton Klan Kosova.

Fejza në këtë këngë u këndon shesheve të Prishtinës duke përfshirë dashurinë, tregtarët, heronjtë në statuja dhe gjithçka tjetër që është në këtë rrugë.

Kjo këngë është sjellur me videoklip, të cilin e ka realizuar Imagine Films./klankosova

YouTube player