Shkurte Fejza reagon pas ngjarjes së djeshme në Maqedoni: Sot o kurrë të mendojmë shqiptarisht Foto/Video)

Ylli i muzikës popullore, Shkurte Fejza permes një statusi në Facebook ka reaguar fuqishëm në lidhje me ngjarjet që e karakterizuan ditën e djeshme në Maqedoni.

ShowBiz

28/04/2017 18:16

Në statusin e saj, Shkurta ka përmendur lirimin e Ramush Haradinajt, në të cilin rast theksoi se dita e djeshme filloi mirë, por pasdita ishte shqetësuese, shkruan lajmi.net.

Ky është reagimi i plotë i këngëtares:

“Shqiptarë të dashur kudo që jeni dhe frymoni shqip, mëngjesi i djeshëm shënoj fitoren e drejtësisë ndaj skenareve të fashizmit serb që na gëzoj të gjithëve. Pasdita e djeshme na shqetësoj me shfaqjen finale të primitizmit shovenist maqedonas ndaj vlerave demokratike njerëzore dhe sidomos ndaj qenjes dhe ekzistencës shqiptare në trojet e veta. Andaj ka ardhë koha që sot o kurrë të mendojmë shqiptarisht, të flasim shqiptarisht dhe të veprojmë shqiptarisht sepse të tjerët nuk na kuptojnë ndryshe.”

Reagimit të saj këngëtarja ia bashkëngjiti edhe videon e këngës së saj “Sot o kurrë” të publikuar dy vite më parë. /Lajmi.net/

YouTube player