Shkurte Fejza lanson baladën “Nëna”, akuzon kolegët për blerjen e klikimeve

Këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka lansuar këngën e re.

ShowBiz

21/09/2018 19:54

Në projektin e ri muzikor, Shkurta i këndon nënës së saj siç edhe mban titullin kënga, shkruan lajmi net.

Kënga e re e Shkurtës, “Nëna” është punuar nga vetë këngëtarja të cilën e ka lansuar në kanalin zyrtar të saj në Youtube.

“Premierë. Baladë për Nënën. Të dashur miq dhe simpatizues të këges sime ky është kanali im zyrtarë në Youtube dhe nuk kam marrëveshje me kanale tjera të cilat i promomojnë kënget e kengëtarëve tjerë dhe i shtojnë duke blerë me miliona klikime. Ju lutem vizitojeni këtë kanal dhe pres mbështetjen tuaj të çmuar. Me respekt e juaja Shkurte Fejza”, shkruan ajo në postimin e publikuar në Facebook.

Fejza vazhdon të jetë aktive si në koncerte ashtu edhe me projekte të reja muzikore. /Lajmi.net/

YouTube player