Shkurt dhe qartë! Ja çka thotë Selena Gomez për injorancën e Bella Hadid

Më në fund!

ShowBiz

16/01/2017 21:34

Është përfolur shumë këto ditë për konfliktin në distancë mes Selena Gomez dhe Bella Hadid për The Weeknd.

Menjëherë pasi u shfaqën foto të Selenas duke u puthur me këngëtarin kanadez, motra e vogël e Gigi Hadid i bëri ‘unfollow’ në Instagram, duke treguar kështu se nuk e kishte marrë aspak mirë këtë lidhje.

Dhe po të llogarisësh se Selena kishte shoqe të ngushtë motrën e Bellas dhe të dyja bënin pjesë në skuadrën e Taylor Swift, ja ku fillojnë problemet dhe “Bad Blood”.

Për t’iu hedhur kundër gjithë zërave se ajo u tregua një shoqe e keqe duke i marrë ishin mikeshës, Selena vendos të kundërpërgjigjet.

Burime pranë këngëtares tregojnë për TMZ se ajo ka çdo të drejtë të takohet me The Weeknd pasi nuk ka qenë kurrë një shoqe e ngushtë me Bella Hadid.

Mesa duket, fakti që janë të dyja në një skuadër nuk do të thotë asgjë dhe Selena nuk i ka asgjë borxh njeriu. Ose ndoshta thjesht shprehet kështu meqë erdhi situata kundër saj…