Shkupjania përjeton tmerr: Kërkoi punë, përfundon si prostitutë!

Një femër nga Shkupi e cila kërkonte për t’u punësuar, pasi u punësua si shpërndarëse e materialeve reklamuese, pronari detyron të bëj edhe prostitucion.

Lajme

18/11/2014 23:32

Në periudhën prej 28.06 deri 14.10 të këtij viti, personi 47 vjeçar M.G nga Shkupi pasi ishte takuar me vajzën ka angazhuar në punë për të shpërndarë materiale reklamuese, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe më pas ka shantazhuar se ai posedon video duke e detyruar të ketë marrëdhënie seksuale përsëri.

Më vonë e ka punësuar në dyqanin e tij dhe në bazë të kërcënimeve që i ka bërë asaj, se do të tregojë videon e aktit seksual të afërmve të saj, dhe gjithashtu i ka thënë se do ta mbrojë nga një palë e tretë e cila ka për qëllim për të rrëmbyer apo për të përdhunuar, në periudhën e specifikuar duke përdorur forcë dhe me kërcënime serioze ka detyruar atë të ofrojë shërbime seksuale për klientët në një apartament që është në pronësi të vëllait të tij.

Për shërbimet, njoftoi sot Ministria e Brendshme, janë paguar prej 1,000 deri 2,000 dinarë. Pas një kohe, kur e dëmtuara nuk dëshiroi të ofrojë më shërbimeve seksuale, i raportuari ka sulmuar fizikisht atë duke i shkaktuar lëndime në të gjithë trupin e saj.

Rastin e ka paraqitur viktima e prostitucionit, policia e Shkupit ka kryer kontroll tek shtëpia e të dyshuarit, ku ata gjetën shumë prova dhe janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme, raporton tetovasot.