Shkupi mund të bëhet me zëvendëskryetar shqiptar, për herë të parë

Kryetari aktual i qytetit të Shkupit dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së edhe për një mandat për të parin e Shkupit, Koce Trajanovski në konventën partiake për zgjedhjet lokale të 15 tetorit ka promovuar profesor, Muhamed Ahmetin, për zëvendëskryetar të qytetit të Shkupit, njoftojnë mediat në Maqedoni.

Lajme

23/09/2017 18:05

Kjo është edhe hera e parë që Shkupi do të kishte zëvendëskryetar shqiptar, nëse Trajanovski do t’i fitonte zgjedhjet.

“Së bashku me zëvendëskryetarin tim nga radhët e listës së këshilltarëve, profesorin Muhamed Ameti me të cilin do të punojmë në mënyrë të përkushtuar, edhe 44 këshilltarët e listës së këshilltarëve të qytetit dhe gjithë kryetarët e komunave të Shkupit do të përkushtohemi në projekte të reja  për komunat e Shkupit”, ka deklaruar Trajanovski.

“Do të ndërtojmë një pushtet lokal edhe më modern, si dhe do të realizojmë projekte me të cilat do të përmirësohet klima në më shumë fusha; si turizëm, rrugë, arsim, etj”.

Klan Kosova kishte raportuar ditë më parë se Bashkimi Demokratike për Integrim kishte vendosur të hiqje vet nga gara duke ia lehtësuar kështu fitoren partisë maqedonase, por edhe duke lënë votuesit shqiptarë pa alternativë shqiptare.

Tani që një shqiptar potencialisht mund të bëhet i dyti i kryeqytetit maqedonas shqiptarët mund ta orientojnë votën e tyre nga Trajanovski.