Shkup, prokuroria heton arsyet e vdekjes së këngëtarit 33-vjeçar

Sipas informatave të para, te pop-këngëtari i ndjerë, Vllatko Ilievski nuk janë gjetur gjurmë të dhunës, kumtoi Prokuroria themelore publike – Shkup.

Lajme

07/07/2018 18:26

Prokurori kujdestar publik i PTHP-së punon në zbardhjen e shkaqeve për vdekjen e këngëtarit 33-vjeçar.

Siç paraprakisht kumtoi MPB-ja, trupi i pajetë i këngëtarit është gjetur mbrëmë në automobilin e tij “Tojota” rreth orës 23 në rrugën “Brigada e tretë maqedonase” në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB-Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi./portalb