‘Shkundet’ e dashura e Balotellit

E dashura e Mario Balotellit, Fanny Neguesha e ka shfaqur talentin e saj në vallëzim. Në një video të publikuar në Youtube, modelja belge, e cila banon në Paris të Francës, shihet me disa mikesha të saj duke u ‘shkundur’ në një shtëpi. Fanny, një valltare e klipeve muzikore, së bashku me mikeshat e saj…

ShowBiz

19/11/2013 10:00

E dashura e Mario Balotellit, Fanny Neguesha e ka shfaqur talentin e saj në vallëzim. Në një video të publikuar në Youtube, modelja belge, e cila banon në Paris të Francës, shihet me disa mikesha të saj duke u ‘shkundur’ në një shtëpi.

Fanny, një valltare e klipeve muzikore, së bashku me mikeshat e saj bënë lëvizje të ‘nxehta’, të cilat i çmendën fansat dhe numri i klikimeve të këtyre klipeve po rritet minutë pas minute.

Sulmuesi italian është në lidhje me bukuroshen belge qe një kohë, pasi ishte ndarë nga Raffaella Fico. Me siguri, shumë meshkuj do të donin të ishin në vend të sulmuesit ‘problematik’ të Milanit.