Shkumbin Istrefi tregon se a do ketë sezon të ri të serialit ‘Kafeneja Jonë’

‘Kafeneja Jonë’ është një nga serialet kosovare e cila vazhdon të jetë nga më të pëlqyerat e publikut.

ShowBiz

20/09/2017 17:24

Rikthimi i kësaj serie pas disa vitesh pauzë rezultoi me shumë sukses, duke rikthyer edhe njëherë të qeshurat tek audienca, shkruan lajmi.net

Mirëpo, a do ketë sezon tjetër të ri të ‘Kafenesë?’

Në një prononcim për lajmi.net, producenti dhe regjisori i serisë, Shkumbin Istrefi ka treguar se akoma nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me këtë çështje, pasi, nuk kanë gjetur akoma formën e financimit.

“Jemi në pritje të gjetjes së sponsorëve, pasi nuk kemi formë financimit tjetër. ‘Kafeneja Jonë’ është financuar vetëm nga sponsorët dhe mungesa e tyre shkakton edhe mostransmetimin e serialit. Po presim deri në fund të muajit të tetor nëse gjejmë financim që të dimë a do të fillojmë  apo jo” ka thënë ai.

I pyetur se a ka ndryshim në transmetim në lidhje me Gjirafa.com dhe RTV21, ku u transmetua sezoni i kaluar, Shkumbini theksoi se nuk ka asnjë ndryshim dhe se edhe ata sikur kasti po presin në gjetjen e sponsorëve.

Përpos kësaj, aktori tregoi se nuk ka asnjë ndryshim në ekipin e serialit, sa i përket kolegëve të tjerë që në këtë seri janë të njohur për rolet e tyre.

Dallim në këtë mes bën vetëm aktori Adem Mikullovci, i njohur për rolin e ‘Avniut’. Ademi tashmë është bërë deputet dhe sipas Kryeziut, ata ende nuk kanë biseduar për të ditur se a do jetë ai pjesë e ‘Kafenës’ në rast transmetimi të sezonit të ri.

Gjithë ndjekësit e ‘Kafeneja Jonë’ duhet të presin edhe pak dhe të shpresojnë në realizimin e episodeve të reja./Lajmi.net/