Shkruhet historia në Ligën e Kampionëve për të rinj, debuton 14 vjeçari

Në Ligën e Kampionëve për të rinj është shkruar historia.

Sport

12/12/2018 15:43

Shola Shoretire (14-vjeçar), lojtar i Manchester United ka shkruar historinë duke u bërë lojtari më i ri i paraqitur në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Talenti Shortire këtë rekord e ka vendosur në sfidën e të rinjve mes Valencias dhe Manchester United, shkruan lajmi.net.

Në këtë garë, e njohur si ‘UEFA Youth League’, zakonisht paraqiten lojtarë të moshës 18-19 vjeçare, dhe janë të rralla rastet e paraqitjes së lojtarëve më të rinj.

Por, Shortire ka vendosur një rekord të ri, duke u paraqitur si 14 vjeçar./Lajmi.net/