Shkruan në fletë, kalon në tabletë

Në vitin 2014 duket se teknologjia do ta vazhdojë përparimin dhe do të marrë hov edhe më shumë. Në fakt, gjiganti i teknologjisë, Qualcomm e ka nxjerr në pah një tabletë të jashtëzakonshme. Përpos që mund të bësh vizatime apo piktura apo objekte të ndryshme në ekranin e tabletës, ky prodhues ka zbuluar edhe diçka…

Auto & Tek

04/01/2014 12:19

Në vitin 2014 duket se teknologjia do ta vazhdojë përparimin dhe do të marrë hov edhe më shumë. Në fakt, gjiganti i teknologjisë, Qualcomm e ka nxjerr në pah një tabletë të jashtëzakonshme. Përpos që mund të bësh vizatime apo piktura apo objekte të ndryshme në ekranin e tabletës, ky prodhues ka zbuluar edhe diçka të jashtëzakonshme.

Për ata që kanë ende merak të vizatojnë në letër, tashmë ka zgjidhje. Përmes një përçuesi, vizatimet apo pikturat që do t’i bëni në fletë letre, do të transmetohen në kohë reale edhe në ekranin e tabletës, madje me ngjyra, përmes një ultrazëri.

Kjo zgjidhje mund të jetë me interes për shumë artistë që ende e preferojnë ndjenjën e mjeteve natyrore. Kjo tabletë është krijuar më shumë për dizajnerë apo artistë, të cilët kanë nevojë për t’i nxjerrë në ekran me saktësi maksimale shënimet e tyre.

Ky produkt pritet të prezantohet javën tjetër, kur do të mbahet ‘tregtia’ CES, ku secili prodhues i prezanton produktet e veta për vitin 2014.