Shkroi libër për vrasjen e Bin Laden, dënohet rëndë ushtari amerikan

Ish anëtari i Forcave Amerikane të Marinës, i cili shkroi librin bestseller në lidhje me rolin e tij në bastisjen ku përfundoi i vdekur Osama Bin Laden, do të paguaj qeverinë amerikane rreth 7 milion dollarë ngaqë ka shkelur marrëveshjet konfidenciale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Fun

20/08/2016 16:00

Matt Bissonette nuk ka marrë miratimin nga Pentagoni para se libri “No Easy Day” të publikohej në vitin 2012.

Ai është pajtuar që të humb të gjitha përfitimet dhe honorarët, si dhe të drejtat për film dhe fjalime.

Në shkëmbim qeveria do të hedh poshtë dyshimet e tjera për përgjegjësi.

Lideri i Al-Qaeda është vrarë në maj të vitit 2011 gjatë bastisjes se një kompleksi në Abbottabad, Pakistan, dhe trupi i tij është varrosur në det.