‘Shkrin’ afro 60 kilogramë

Kishte një vit që kur Redditor Duncanconstruction e kishte parë për herë të fundit familjen e tij dhe shumëçka ka ndodhur në atë periudhë. Më saktësisht, ai ka humbur afro 60 kilogramë. Në një postim të bërë në Youtube, ai i mahniti pjesën më të madhe të familjes, ndaj së cilës e kishte mbajtur sekret…

Lifestyle

07/01/2014 19:00

Kishte një vit që kur Redditor Duncanconstruction e kishte parë për herë të fundit familjen e tij dhe shumëçka ka ndodhur në atë periudhë. Më saktësisht, ai ka humbur afro 60 kilogramë.

Në një postim të bërë në Youtube, ai i mahniti pjesën më të madhe të familjes, ndaj së cilës e kishte mbajtur sekret humbjen e peshës. Kur ishte larguar nga shtëpia, ai peshonte 135 kilogramë, ndërsa tash ka rënë në 77, duke i ‘shkrirë’ fiks 58 kilogramë.

Kjo nuk ishte shumë e vështirë për t’u arritur: Ai jeton me nënën e tij dhe shkon për ta vizituar babanë dhe gjyshen një herë apo dy herë në vit. Me Krishtlindjet që po afroheshin, ai vlerësoi se ishte mundësia ideale për ta prezantuar stilin e tij të ri.

Me ndihmën e gjysmë-motrës më të re (nga ana e nënës), Duncanconstruction e filmoi në mënyrë të fshehur reagimin e familjes pas humbjes sekrete të peshës.

“Motra ime nuk më njihte, derisa gjyshja i tha se ai isha unë. Kur po ecte, po më shikonte mua dhe e vazhdoi rrugën pa reaguar absolutisht dhe çdokush ishte në konfuzion. Më pas, gjyshja i tha: A e njeh kush është ky? Sikur t’ia shihnit fytyrën”, tregon fillimisht ai.

– “Reagimi më i mirë ishte i gjyshes. Fjalët e para që dolën nga goja e saj ishin: Ti i ke prerë flokët! Për të pasuar më pas me reagimin mahnitës”, përfundoi Reddit.