Shkrimtari legjendar Tolstoy ishte strikt me ‘Rregullat e Jetës’ në punë dhe dashuri, ja cilat janë ato

Novelisti epik, Leo Tolstoy, ishte i njohur më shumë për veprat e tij legjendare (Anna Karenina, War and Peace) sesa për perfeksionimin e tij të rreptë. “Më duhet të mësohem me idenë njëherë e përgjithmonë, se jam një qenie njerëzore e jashtëzakonshme”, kishte shkruar ai në vitin 1853, kur ishte vetëm 25-vjeç. “Ende nuk e kam takuar një njeri që është moralisht i mirë aq sa jam unë, ose i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për idealet e tij ashtu siç jam unë”.

Lifestyle

01/07/2015 14:44

Pa mahi. Qysh në moshë të re ai kishte përpiluar një program mbi atë se si është e mundur të bëhet një jetë e jashtëzakonshme sipas “Rregullave të Jetës”.

Si 18-vjeçar filloi programin “Journal of Daily Activities”, dhe sipas terapisë së Tolstoy ai do të llogariste lëvizjet e akrepave të orës, me kontributin e dhënë për përmirësimin e jetës së njerëzve.

Në një përpjekje për të përmirësuar performancën e tij në përgjithësi sa i përket jetës, ai filloi hartimin e këtyre margaritarëve:

Zgjohuni në orën pesë të mëngjesit.

Shkoni në shtrat jo më vonë se në orën dhjetë në mbrëmje.

Dy orë gjumë lejohen gjatë ditës.

Hani në mënyrë të moderuar.

Shmangni ëmbëlsirat.

Ecni nga një orë çdo ditë.

Vizitoni bordellot (shtëpitë publike të seksit) vetëm dy herë në muaj.

Mos u pajtoni me opinionet publike që nuk janë të bazuara në arsye.

Doni ata që mund të jenë të dobishëm.

Mos bëni më shumë se një gjë në të njëjtën kohë.

Mos i lejoni të qarkullojnë nëpër kokë fluturimet imagjinare, vetëm nëse është e nevojshme.

Lista e tij u rrit gradualisht, dhe më vonë u përfshinë edhe këto:

Kurrë mos shfaqni emocion.

Mos u brengosni për opinionet e tjerëve që i kanë për veten e tyre.

Bëni gjëra të mira në mënyrë të padukshme.

Qëndroni larg grave.

Shtypeni epshin duke punuar shumë.

Ndihmoni ata me më pak fat.

Çfarë djaloshi. Dëshironi të jeni një legjendë? Merrni lapsin dhe shkruani. Në frontin e të shkruarit, ai ishte i rreptë në zhvillimin e pushtetit të tij dhe një njeri symprehtë. Merrni këta tre shembuj përmes Open Culture:

Kur kritikoni punën tuaj, gjithmonë vëreni veten në pozitën e lexuesit më të kufizuar, i cili është vetëm në kërkim të argëtimit në një libër.

Librat më interesant janë ata libra në të cilët autori mundohet të fshehë opinionin e tij dhe vazhdon t’i mbetet besnik këtij parimi.

Kur rilexoni dhe rishikoni, mos mendoni për atë se çfarë duhet të shtoni (pa marrë parasysh se sa të admirueshme mund të jenë idetë tuaja), … por mendoni për atë se sa tekst mund të hiqni pa e shtrembëruar kuptimin e përgjithshëm.