Shkrihet bora, shfaqen përmbytjet

Shkrirja e bores në disa vende në Kosovë shkaktoi vërshime. Si pasojë e rritjes se nivelit të ujit në lumenj uji mori shtëpi e biznese në disa rajone të vendit.

Lajme

03/03/2018 20:48

Shkrirja e borës në fshatin Volljakë të Klinës ktheu përmbytjet që të paktën një vit shkaktohen nga fryrja e lumit me të njëjtin emër.

Problemet u shfaqën edhe në Shtaricë dhe Ujmir. Kështu një pjesë e madhe e kësaj zone të shtunën pati telashe me ujin që u fut në shtëpi e biznese.

Por nga reshjet e mëdha të shiut dhe shkrirja e borës nuk pati dëme vetëm në Dukagjin.

Disa shtëpi mbetën të mbyllura edhe në Bubavec nga fryrja e lumit Mirusha. Niveli i ujit u rrit edhe në Llap.

Në Letancë uji raportohet se ka depërtuar edhe në shtëpi dhe objekte të tjera ekonomike.

Edhe në Vushtrri pati fryrje të lumenjve por edhe ndotje të ujit të pijes për çka ujësjellësi rajonal u detyrua të ndërpres ujin deri në largimin e turbullirave./klankosova