Shkopinjtë e ‘selfie’ non grata

Çdo ditë e më shumë institucione dhe objekte të ndryshme kanë filluar të ndalojnë përdorimin e shkopinjve për selfie në mesin e tyre janë edhe muzetë, parqet e dëfrimit dhe stadiumet, pasi sipas ekspertëve të sigurisë përbëjnë rrezik për sigurinë.

Fun

19/07/2015 16:55

Shkopinjtë për lehtësimin e fotografimit selfie që brenda një kohe të shkurtër janë bërë të kërkuar në botë, së fundmi kanë hasur në kufizime në shumë objekte të ndryshme.

Organizatorët e turnirit të sivjetmë të tenisit të Vimbeldon, i kanë futur shkopinjtë e selfie në grupin e njëjtë me thikat, gaz lotsjellës dhe drogën, shkruan portali Index.hr.

selfie 1Përdorimin e shkopinjve që mundësojnë kapjen e kuadrit më të mirë, është ndaluar edhe në parkun më të madh argëtues në Evropë “Evropa” në Gjermani, sepse përbëjnë rrezik për sigurinë, transmeton lajmi.net.

Edhe instituti amerikan “Smithsonite” e edhe muzetë e Bostonit, Nju Jorkit dheLos Anxhelosit i kanë ndaluar shkopinjtë. (lajmi.net)