Shkopi për selfie ia shpëton jetën një vajze (Video)

Shkopinjtë për selfie janë bërë me të vërtetë të përdorshëm shumë këto ditë, që nga festivalet, klubet e natës e deri tek aventurat në ujë të detit.

Fun

14/07/2015 12:24

Por, përveç se këta shkopinj ndihmojnë për të bërë një selfie më të mirë, ata kanë ndihmuar edhe për të shpëtuar jetë.

Erynn Johns, 16-vjeçare, ishte duke notuar në gjirin e Nantucket, Massachuesetts, SHBA, me babin e saj, Derrick, kur ata u zunë nga një valë e detit, transmeton Lajmi.net.

Ajo nuk e lëshoi shkopin e selfie për asnjë moment përgjatë kohës që ajo kishte vështirësi në ujë. Më pas, duke u fundosur, një burrë shfaqet dhe e kapë shkopin e saj dhe e tërheqë atë për ta shpëtuar.

Më pas, ai noton për ta shpëtuar edhe babin e saj. Shikojeni videon: