Shkon të denoncoj veten në polici dhe merr një gjobë më shumë

Policia e Pensilvanisë ka bërë të ditur se një mashkull ishte paraqitur i dehur në stacionin e policisë, duke kërkuar ti jap gjurmët e gishtërinjve për shkak se javë më parë kishte ngarë veturën nën ndikim të alkoolit, por pa qenë të informuar policia.

Bota

04/06/2015 23:21

Por ajo çfarë e befasoi atë më shumë, është fakti se atij i është shtuar edhe një tiketë shtesë për faktin se në stacionin e policisë kishte shkuar me veturë, që dëshmon se edhe kësaj radhe kishte ngarë veturën i dehur.

Zëdhënësi i policisë ka deklaruar para gazetarëve, duke thënë se kishin mbetur të befasuar me gjestin e 41-vjeçarit Kevin Kroll.

“Ai u paraqit në stacion me një veshje të çuditshme dhe i vinte era alkool. Në momentin që u afrua tek sporteli kërkoi që ti merrnin gjurmët e gishtërinjve, pasi një javë më parë kishte ngarë veturën nën ndikim të alkoolit. Por ai me sa duket nuk ishte i vetëdijshëm që në stacion kishte ardhur i dehur, që dëshmon se edhe kësaj radhe ka bërë shkelje duke ngarë veturën nën ndikim të alkoolit”, shtoi zëdhënësi i policisë.