Shkon për peshkim, surprizohet nga ajo që zë në grepin e tij

Markcuz Rangel kishte dalë për peshkim, por këtë herë ai është surprizuar me atë që ka zënë grepi i tij.

Fun

31/05/2017 23:44

Burri nga Teksasi kishte shkuar në një pellg në Batesville raportohet të ketë kapur një bretkosë gjigande.  Lajmi u bë publik nga departamenti i Parkut Ëildlife në Texas të cilët konfirmuan se Markcuz Rangel kapi dhe vrau amfibin gjigand javën e kaluar.Fotot nuk janë të montuara pavarësisht shakasë të Rangel i cili është shprehur se: “Nuk është aq e madhe sa duket. Është një iluzion optik i krijuar nga zgjerimi i bretkosës drejt kamerës, e ngjashme me atë që shihni me peshkatarët që mbajnë peshq për t’i bërë ato të duken më të mëdha.Por mbetet sërish e madhe me përmasat që ka”. Që nga e marta pasdite, kur Rangel shpërndau imazhet e kapjes së bretkosës gjigante në Facebook, ato janë shpërndarë mbi 260.000 herë.